Të jetë derbi i qytetit, do të thotë lojë e fortë, e barazpeshuar dhe detajet të vendosin lojën siç ndodh zakonisht, por këtë herë derbi londinez Arsenal –Chelsea nuk ishte i tillë.
Në fakt, “togjinjtë” gjuajtën në shënjestër tri herë përballë rivalit lokal që pati vetëm një gjuajtje në drejtim të portës në minutat e fundit kur sulmuesi këmbëshpejt Michy Batshuayi doli përballë me portierin Petr Cech.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Alexis Sanchez, për të vazhduar Theo Walcott dhe për ta përmbyll reprezentuesi gjerman Mesut Ozil.
Edhe në këtë ndeshje ëpr mrekkuli luajti Granit Xhaka që po e dëshmon dita ditës vetën te Arsenali, e për Chelsea është kjo disfata e dytë sezonale, dhe për momentin të drejtuarit e Antonio Contes janë -8 pikë nga lideri Man.City.