Edhe njëherë tjetër Roma dhe Inter vërtetiuan se luajnë derbin ndër më të çmendurit në Itali, pasi futbolli është gjithmonë i hapur, me shumë raste në të dyja anët, me gola dhe bukruri që sjell kjo klasikë e futbollit italian. Roma fitoi në fund fal një goli të grekut Konstantinos Manolas 14 minuta para fundit.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Edin Dzeko pas vetëm pesë minutash lojë, kurse Inter barazoi pas shumë rasteve që pati vetëm katër minuta para se Roma të shënonte golin e fitores, kurse shënues ishte argjentinasi Ever Banega që shënoi golin e tij të parë në Serie A.

Roma kaloi në pozitën e tretë me 13 pikë sa i kanë edhe Lazio, Chievo dhe Milan, kurse Inter mbeti në kuotën e 11 pikëve.

Artikulli paraprakShtatë gola në Vigo, Barcelona humbi sërish
Artikulli tjetërZidane: “Më kështu nuk shkon”