Një nga tri derbit e kësaj jave të fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit përfundoi pa fitues dhe pa gola, Feronikeli-Prishtina.

Në fushën plot baltë dhe aspak i përshtatshëm për lojë, të dyja skuadrat e dhanë maksimumin për të arritur te goli aq shumë i kërkuar dhe i dëshiruar, mirëpo ishte e pamundur përkundër rasteve të krijuara, shkruan Korneri.net.

Vetëm 20 minutat e para ishin të mirë sa ishte fusha më e mirë derisa ajo nuk u prisht e tëra. Pikërisht në ato minuta vendasit lëshuan raste të mira me Dabiqaj, Hotin, Maliqin, por asnjëri prej tyre nuk ia doli të realizonte, ndërsa për Prishtinë mundësi të mirë pati Pevqeli.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat vrapuan shumë, por Feronikeli luajti më mirë dhe ishte më kërkues për gol, mirëpo assesi të vijnë te qëllimi që kishin, andaj për skuadrën nga Drenasi ishte ky barazimi numër 10 sa edhe Gjilani, kurse Prishtina barazoi për herë të pestë sivjet. Llapi dhe Drita po buzëqeshin pas këtij barazimi. /Korneri.net

Artikulli paraprakPrezantohet Alfa Sauber F1, Leclerc e Ericsson pilotët
Artikulli tjetërGenc Hamiti shënoi në sekondat e fundit, Drenica në garë për titull