Lojë e fortë taktikisht, e përqëndruar në mbrojtje dhe mr skuadrën vendase më kërkuese, por asnjëherë dhe kurrë rezultati 0:0 nuk është i mirë dhe atraktiv.
Jose Mourinho (me anti futboll), dhe me autobus luajti edhe në këtë ndeshje të cilën e bëri monotone si shumë të tjera edhe në të kaluarën, andaj një derbi si ky nuk ka qenë aspak i mirë dhe tërheqës për adhuruesit e futbollit, dhe kjo nuk është hera e parë sepse edhe vitin e kaluar pikërisht në Anfield Road, përballja e këtyre skuadrave nuk kishte dhuruar gola.
Liverpool kishte posedimin e topit, krijoi dy raste në pjesën e parë të cilat i ndali portieri De Gea, ndërsa pikërisht në fund të pjesës së parë edhe Lukaku tentoi, por Mignolet ishte i sigurtë, derisa pjesa e dytë ishte edhe më monotone dhe pa raste shënimi.
Me pak fjalë…loja më e dobët e mundshme në Premier League sivjet. /Korneri.net

Artikulli paraprakDerbi vetëm në letër, “Anfield” nuk e përjetoi spektaklin
Artikulli tjetërMjaftoi një gol që Llapi të mbetet lider