Trepça ’89 e ka fituar derbin lokal në Vala Superligës ndaj Trepçës me rezultat të thellë 6:1, në një ballafaqim të cilin e dominoi lideri që nga fillimi e deri në fund.

Kjo fitore e ’89-nshit ishte në një farë mënyre hakëmarrja ndaj rivalit lokal pas eliminimit në mesjavë nga “Digitalb Kupa e Kosovës.

Golat për ’89-nshin i shënuan, Hasani (dy herë), Idrizi, John, Broja dhe Hyseni, kurse golin e vetëm për Trepçën e realizoi Zabërgja.

Pas këtyre tre pikëve, Trepça ’89 e ka siguruar diferencën prej 9 pikëve me Feronikelin, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikulli paraprakFerizaj nuk fitoi, por ende është pa humbje
Artikulli tjetërBesa fitoi në Gjilan pas paraqitjes fantastike në pjesën e dytë