Jo vetëm lojtarë me përvojë për të arritur objektivat, por edhe të rinj premtues, të cilët në një të ardhme jo të largët mund të mbushin arkat e klubit me shitjen e tyre. Interi dhe Milani janë në garë të fortë për një nga talentet e Anderlehtit në Belgjikë.
Shtypi belg shkruan se dy klubet e Milanos po ndjekin me shumë interes mesfushorin qendror Halim Timasi, madje zikaltërit kanë bërë tashmë ofertën e tyre të parë konkrete për 16-vjeçarin. Përgjigja ka qenë një “jo” e thatë nga drejtuesit e Anderlehtit, të cilët nuk duan të nxitohen, duke parë interesimin e shumë klubeve të mëdha.
Të njëjtën ofertë me Interin ka bërë edhe Stok Siti, ndërkohë që bindshëm në këtë garë është futur edhe Milani, por edhe shumë klube të mëdha europiane e kanë vënë në shënjestër këtë lojtar të ri. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e klubi belg, por edhe e vetë lojtarit.