Declan Rice është objektivi i përbashkët i dy klubeve të Manchester-it City dhe United në merkaton e ardhshme.

Mesfushori i përfaqësueses angleze është një dëshirë e vjetër jo vetëm e Pep Guardiolës por edhe e Ole Gunnar Solskjaer të cilët do të bëjnë çmos për ta marrë në ekipin e tyre.

Rice luan si mesfushor qëndre dhe ka spikatur te West Ham gjatë viteve të fundit. Çmimi i tij në transfermarkt vlerësohet 70 milionë euro ndërkohë që “çekanët” do të tentojnë të arkëtojnë rreth 100 milionë euro nga shitja e liderit të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here