Gjilani apo Drita. Derbi më i madh kosovar po afron, e së bashku më të edhe ethet që i sjell me vete kjo përballje.

Që nga dita e parë e kësaj jave ka nis të flitet, të punohet dhe përgatitiur në të gjitha aspektet për ndeshjen e cila duhet fituar me çdo kusht, ndërsa trajnerët dhe lojtarët janë në maksimumin e disponimit dhe mezi presin të zbresin në fushën e blertë të dielën pasdite, shkruan Korneri.net.

Pa asnjë dyshim nëse futbollisitët do të jenë ata që do ta zbukuronin ditën muajin dhe vitin për “Skifterat” apo “Intelektualët”, pikërisht janë tifozët e flaktë të këtyre dy skuadrave që po bëhen gati me koreografi të larmishme në mënyrë që sa më mirë të jenë të përgatitur për 90 minutat më të gjatë, më të zjarrtë dhe më drithërues të këtij viti kalendarik.

Kush do të jetë mbreti i vitit 2017?

Është evidente se qyteti i Gjilanit për këtë javë e deri në hënën në mëngjes do të ndahet në dysh, dhe për një javë të tërë atmosfera në qytet dhe rrethinë është e fokusuar vetëm për ndeshje sepse asgjë tjetër nëpër lokale dhe shtëpi nuk flitet tjetër veçse për duelin e së dielës.
Ngjyrat e kuqe dhe të kaltëra do të defilojnë këtyre ditëve në Gjilan, dhe krejt çfarë u shkon tifozëve në mendje është fitorja e cila do ta bëjë njërën apo skuadrën tjetër (tifozerinë), mbretin e vitit 2017.
Nëse marrim në bazë rezultatin e parë vetëm të këtij edicioni i cili përfundoi me barazim 1:1, atëherë ska dyshim se Gjilani apo Drita, “Skifterët” apo “Intelektualët”, do të mbesin me kurorë në kokë dhe vitin e ri mund ta presin si mbretër, nëse normalisht edhe ky derbi i “Anamoravës” nuk përfundon pa fitues. /Korneri.net
VOTONI
[socialpoll id=”2474695″]

Artikulli paraprakNapoli-Inter, ky rekord vështirë se do të arrihet më
Artikulli tjetërJu kujtohet Giuseppe Rossi, ja ku pritet të transferohet brenda orëve