Nuk ka të ndalur skuadra e Trepçës 89’ nën drejtimin e trajnerit Veton Çitaku. Ata shënuan fitore edhe në derbin lokal kundër Trepçës me rezultat 1-3, për të qëndruar në pozitën e parë të klasifikimit pas përfunimit të pjesë së parë të kampionatit. Mysafirët këtë herë Trepça 89’ kaloi e para në epërsi pasi nga penalltia nuk gaboi kapiteni Shpëtim Idrizi.
Në pjesën e dytë ishin vendasit ata që e barazuan rezultatin përmes lojtarit kryesor Emin Baliqit, por jo rastëisht Trepça 89 sivjet është lider pasi shënoi edhe dy herë të tjera me anë të zëvendësuesit Boniface dhe në fund edhe me Florent Hasanin.
Trepça ka 30 pikë, 6 më shumë se kampioni aktula Feronikeli dhe 7 më shumë se Prishtina.