Ka nisur java e derbit, java e derbit më të madh lokal në Botë, Inter-Milan.

Pas një shtatori emocionues me ndeshjet kualifikuese për llogari të EURO2024, tashmë fundjava e ardhshme premton spektakël, sepse Serie A do të mirëpresë derbin e Milanos.

Të dyja skuadrat kryesojnë renditjen momentalisht me pikë të plota pas tre javëve të para, ndërsa mediet italiane kanë raportuar se stadium “San Siro” është zyrtarisht “Sold Out”.

Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli kanë nisur nga puna për detajet e fundit sa i përket formacionit, ndërsa tifozët premtojnë një atmosferë elektrizuese.

Por, sa u përket biletave, ky nuk do të jetë një rekord sa u përket arkëtimeve.

Momentalisht është raportuar për një arkëtim rreth 6 milionë euro që do të shkojnë në arkat e Interit, që në këtë ndeshje është skuadra pritëse, ndërsa është larg shifrës së arkëtuar në derbin e luajtur në Champions League sezonin e kaluar.

Inter-Milan luhet më 16 shtator dhe do të transmetohet në mbarë botën, me një ndeshje që premton spektakël në tē gjitha gjërat, nga koreografitë e tifozëve e deri te loja brenda fushës.

Artikulli paraprakShqipëria shtron rrugën për në Europian, mposht Poloninë dhe kryeson Grupin E
Artikulli tjetërLaurent Blanc shkarkohet, Lyon pas italianit