“Derbi i Mersyside” do të ndezë flakë kampionatin anglez këtë të shtunë. Liverpool-Everton, derbi që është zhvilluar më shumë në shkallën më të lartë të hierarkisë së futbollit anglez në krahasim me çdo derbi tjetër dhe që zhvillohet rregullisht nga sezoni 1962-1963.

Vetëm 2 km e ndan shtëpinë e Liverpoolit, “Anfield Road” me atë të Evertonit “Goddison Park” dhe kjo ka bërë që sfida të jetë akoma më e bukur. Gjithmonë është cilësuar si një derbi miqësor, për shkak se shumë familje kishin pjesëtarë të ndarë, dikush me “the reds” e dikush tjetër me “the toffes”.

Janë 235 duelet në të gjitha kompeticionet në histori, me Liverpoolin që ka fituar 93, EVertoni 66, teksa 76 takime kanë përfunduar në barazim. “The toffes” nuk fitojnë ndaj rivalëve të qytetit nga 17 tetori i 2010-ës, e përkthyer në ndeshje, janë 23 takimet që Evertoni nuk del triumfator përballë të kuqve.

Klopp vjen me 3 humbje radhazi në Premier, megjithëse ndoshta fitorja në Champions ndaj Leipzig mund t’i ketë rikthyer deri diku buzëqeshjen. Mungesat vijojnë të jenë të shumta, Van Dijk, Keita, Jota, Joe Gomez, Matip dhe Milner janë jashtë, ndërkohë që edhe Evertoni nuk vjen nga një çast i magjishëm duke qënës e ka humbur dy ndeshjet e fundit.

Carlo Ancelotti nuk ka Yerry Minan, teksa në dyshim është edhe Calvert-Lewin që ka munguar në dy takimet e fundit. Të dy ekipet shënojnë mestarisht dy gola për ndeshje, në një kohë që “the reds” e mbajnë topin 60% të kohës edhe pse nuk shfrytëzojnë cdo shans të mundshëm.

Liverpooli me një fitore të mundshme do t’i afrohej zonës Champions, ndërsa Evertoni nëse i’a del të thyej mallkimin 11-vjeçar do të barazonte me pikë pikërisht “the reds”.

Megjithatë emocionet e kampionatit anglez do të startojnë që në mesditë, pasi në orën 13:30 Chelsea do të përballet me Southamptonin në transfertë, me synimin për të marrë fitoren e 5-të radhazi, që do ta konsolidonte edhe më shumë në zonën Champions.

Me ardhjen e trajnerit gjerman Thomas Tuchel, londinezët kanë rigjetur ekuilibrat e duhur në fushë dhe po shkojnë nga fitorja në fitore, ndonëse sot nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Southamptonit, që vjen pas 6 humbjesh radhazi dhe do të provojë reagimin.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here