Pas tri viteve, më në fund rikthehet derbi më i madh skocez i të gjitha kohërave. Glasgow Rangers që për shkak të problemeve financiare kishte rënë në ligën e tretë, këtë vit është rikthyer në litë, por derbi i parë sivjet me rivalin më të madh Celtic ishte katastrofal.

Vendasit shënuan fitore me rezultat 5:1, me heroin e ndeshjes Moussa Dembele i cili shënoi hat-trick në ndeshjen e dominuar nga Celtic.

Golat tjerë i shënuan Scott Sinclair dhe Stuart Armstrong, ndërsa golin e vetëm për Glasgow e shënoi Joe Garner duke shtuar se Philippe Senderos i mysafirëve u ndëshkua me karton të kuq 15 minuta para fundit.

 

Artikulli paraprakAtletico kthehet fuqishëm
Artikulli tjetërGuardiola edhe njëherë e “rahaton” Mourinhon