Los Angeles Clippers shënoi fitore 113: 97 në derbin e Kalifornisë përballë L.A Lakers, ndeshje në të cilën u dallua DeAndre Jordan me 24 pikë e 21 kërcime. Për skuadrën e famshme amerikane që në gjashtë vitet e fundit nuk janë as afër famës që kishin dikur, ishte humbja e tretë me radhë, ndërsa Clippers me këtë fitore afrohen edhe më shumë zonës Play Off në Konferencën e Perëndimit. Chris Paul i shtoi 20 pikë, Kurse Austin Rivers dhe Raymond Felton i shtuan nga 5 pikë secili. Te Lakers u dalluan Jordan Clarkson me 21 pikë dhe Brandon Ingram me 14.

New Orleans Pelicans nuk e shfrytëzoi formën e jashtëzakonshme të Antony Davis, i cili realizoi 36 pikë, e 14 kërcime në humbjen 107:99 ndaj Chicago Bulls. Jimy Butler dhe Dwayne Wade ishin liderët e “demave” me 28 respektivisht 22 pikë, Megjithatë Chicago mbetet një pozicion poshtë zonës Play off në Konferencën e Lindjes.

Phoenix Suns befasio të gjithë duke mposhtur njërën ndër pesë skuadrat më të mira në ligë ndaj San Antonio Spurs me rezultat 108:105. Devin Booker fitoi duelin me Kawhi Leonard, duke realizuar në total 39 pikë një më shumë se basketbollisti i Spurs. Pavarësisht kësaj disfate San Antonio mbetet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Washington Wizards mori një fitore të rëndësishme në “Verizon Center” ndaj Philadelphia 76-ers me rezultat 109: 93. Të udhëhequr nga dyshja Wall – Beal, që realizuan 25 përkatësisht 20 pikë, Wizards mbeten të qetë në zonën Play Off, ndërsa 76-ers klasifikohet në pozitën e 13-ët në Lindje.

Në takimin e fundit të mbrëmjes Utah Jazz mposhti 114:107 Orlando Magic, duke zhvlerësuar lojën e Payeton që rezultoi më i miri mbi parket me 28 pikë, 9 asistime dhe 9 kërcime, por pa mundur ta shmante humbjes e Magic.

Artikulli paraprakHarte lavdëron jashtëzakonisht shumë Donnarumman
Artikulli tjetërZyrtare: Livoreka te Drita