Ndoshta nuk është nga derbit më të zjarrtë, por mënyra si tifozët e Espanjol e trajtonjë Iniestën është e veçantë për një sfidë me karakteristika të tilla. Mesfushori i Barcelonës është i vetmi lojtar që duartrokitet sa herë që këto ekipe përballen me njëra-tjetrën.

Arsyeja? Në gusht të 2009-ës, vetëm disa javë pasi ai mori shiritin e kapitenit, mbrojtësi i Espanyol u nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak, teksa po fliste në telefon me të dashurën e tij shtatzënë. Gjithë bota është tronditur nga vdekja e futbollistit të lindur dhe të rritur në Katalonjë. Një lumë mesazhesh janë dhënë për të, por asnjë nuk ka qenë më i madh se ai i bërë nga kapiteni i Barcelona-s Andres Iniesta.

Pas shënimit të golit që i dhuroi Botërorin Spanjës në 2010-ën, Iniesta hoqi fanellën dhe zbuloi mesazhin e tij: “Dani Jarque – Gjithmonë me ne”. Andres dhe Jarque kanë qenë shokë të ngushtë, që nga koha kur u bënë pjesë e ekipeve të para të Barcelonës dhe Espanyol-it.

Që nga koha e mesazhit prekës të mesfushorit dhe futjes në fushë bashkë me vajzën e Jarque, tifozët e Espanyol kanë lënë mënjanë rivalitetin sportiv dhe i kanë shprehur Iniestas vlerësimin e tyre për klasin e treguar nga ai, duke e nderuar mesfushorin katalanas sa herë që dy klubet ndeshen me njëri-tjetrin. Një shfaqje e vërtetë e bashkimit të tifozëve të futbollit për një qëllim fisnik.

Artikulli paraprakKaos tek PSG, ylli skuadrës përplaset me trajnerin
Artikulli tjetërDramë e madhe në Firence, Roma e vetmuar pas Juventusit