Si zakonisht dhe historikisht, Roma-Inter ka qenë, është dhe do të jetë përballja më e bukur në futbollin Italian dhe në Evropë.

Shumë rrallë ka ndodh që kjo ndeshje e sidomos në Olimpico të ketë pak gola, për të mos thënë, edhe më rrallë do të mos ketë dramë futbolli dhe spektakël, shkruan Korneri.net

I tillë ishte edhe këtë herë, pasi 95 minutat e luajtura ishin fantastike dhe raste dhe gola, por këtë herë nuk pati fitues pasi gjithçka u mbyll 2-2, ndoshta edhe rezultat real i asaj që u pa.

Roma luajti më mirë në pjesën e parë dhe kaloi në epërsi me golin e bukur të Lorenzo Pellegrinit, me vendasit që shkuan në pushim me këtë gol, me Interin që shkëlqeu në të dytën.

Shumë shpejt me golin e dytë sezonal, rezultatin e barazoi mbrojtësi Milan Skriniar me kokë, ndërsa epërsinmë plotësisht të merituar Interit ia mundësoi me snjë supergol i hatashmi Achraf Hakimi. Roma më nuk kishte çfarë të humbte dhe nisi të sulmonte.

Pas disa rasteve të mira dhe pritjeve fenomenale të portierit Handanovic, katër minuta para fundit Gianluca Mancini e barazoi rezultatin në 2-2 pas gjuajtjes së saktë me kokë.

Ky barazim nuk i ka konvenuara spak skuadrave, e më së shumti Milanit pas ii mban mbrapa përcjellësit e parë në +3 dhe +6 pikë, por këtë barazim mund dhe pritet ta shfrytëzoj edhe Juventusi nëse e mposht Sassuolon sonte në mbrëmje. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Udinese-Napoli, ashtu siç ju njoftuan një ditë më parë, Rrahmani titullar
Artikulli tjetërBakayoko i jep fitoren Napolit krejt në fund, Lazio fitoi sërish