Derbi drenicas i ka takuar kampionit aktual e Kosovës, Feronikelit që në ‘Bajram Aliu, të Skenderajt ka mposhtur rivalin lokal Drenica.
Vendasit e nisën mirë takimin kur pas 20 minutash lojë kaluan në epërsi me autor Taulant Dajaku. Mirëpo kjo nuk ishte gjithçka nga pjesa e parë pasi skuadra e Afrim Tovërlanit arriti të barazoi rezultatin me Mevlan Zekën 39’.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për musafirët të cilët arritën të marrin tre pikë të vlefshme, kur në skenë doli Behar Maliqi, i cili shënoi për rezultatin final Drenica 1-2 Feronikeli.
Feronikeli tani pozicionohet në vendin e dytë me 9 pikë, 4 më pak se lideri Prishtina, ndërkohë Drenica mbanë pozitën e gjashtë me 2 pikë më pak.