Kampionati spanjoll vazhdon me ndeshjet interesante.

Vëmendjen kryesore e merr derbi Atletico Madrid – Sevilla, e vlefshme për javën e parë të kampionatit, por që nuk u luajt për shkak se Sevilla fituese e Europa League e mbylli sezonin e kaluar me shumë vonesë dhe kishte nevojë për më shumë kohë për pushimi dhe përgatitje.

Atletico Madrid edhe pse ka zhvilluar tri ndeshje më pak se Reali dhe Barça kryeson La Ligan me një pikë më shumë se Los Blancos dhe katër më shumë se blaugranat. Los Colchoneros do të synojnë të marrin maksimumin në këto  ndeshje për t’u shkëputur ndjeshëm në krye të renditjes. Bora e dendur që mbuloi Madridin nga stuhia “Fillomena” ka shkrirë, dhe stadiumi Wanda Metropolitano është në kushte optimale për të pritur ndeshjen e mbrëmjes së sotme që do të zhvillohet në orën 21:30.

Atleticos iu shty ndeshja e fundjavës ndaj Bilbaos dhe vjen e çlodhur në përballjen ndaj formacionit andaluzian që në fundjavë mori një fitore jetike në garën për një vend në Champions League, me rezultatin 3-2 ndaj Real Sociedad. Hector Herrera dhe anësori anglez Kieran Trippier janë mungesat që ka El Cholo Simeone në këtë duel ndërkohë që Lopetegui i cili sapo ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 me Sevillan, nuk do të mund të mbështetet tek Escudero, Fernandez dhe portieri Vaclik.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMilan, Pioli: “Ndryshime në formacion, por skuadra mbetet konkurruese, Ibrahimovic kundër Toros”
Artikulli tjetërBunjaki në FFK-së: Doli lajmi i Korneri.net, nëntë muaj më vonë