Nuk i ka shkuar edhe aq mirë klubit pejan ndeshja e fituar ndaj Sigal Prishtinës në fundjavën e kaluar në kuadër të xhiros së dytë të Superligës.

Menjëherë pas përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes e cila përfundoi baraz dhe u desht të shkohej në vazhdime, tifozët pejan të vendosur në krahun e djathtë të palestrës “Karagaqi”, kanë gjuajtur me gjësende të forta në drejtim të skuadrës nga kryeqyteti dhe kanë arritur të lëndojnë ndihmës trajnerin Albert Sylejmani, i cili u desht të interventonte te mjeku pasi mori një goditje të rëndë në kokë.

Gjërat e tilla dënohen rëndë në Komisioni Diciplinor pranë FBK-së, që ka dënuar Pejën me 2150 euro për shkak të hedhjeve në parket të gjësendeve të fprta të tifozët, kurse ndeshjen e ardhshme që është dashur ta luajë në shtëpi kundër Kerasan Prishtinës, duhet ta luajë jashtë Pejës.

Ju kujtojmë se Peja e fitoi ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës 81:73, që për pejanët ishte fitorja e dytë kampionale ndërsa për Prishtinën ishte e dyta në Superligë.

 

 

Artikulli paraprakStrakosha ka gati kontratën e gjatë te Lazio
Artikulli tjetërMessi pozon me topin dhe dy bashkëlojarët e tij, në Angli kritikohet Guardiola!