Federata e futbollit e Anglisë (FA), ka nis procedurat diciplinore kundër trajnerit Arsene Wenger, i cili pati një fjalosje të ashpër me gjyqtarin e ndeshjes kunëdr Burnley.

Pasi gjyqtari Jonathan Moss në minutën  dytë të kohës shtesë dha penallti për mysafirët, strategu francez nisi të ofendojë me fjalë të rënda gjyqtarin, dhe më pas Wenger u suspendua nga loja. Ai deshi që pjesën tjetër ta shikonte nga tunelli.

Gjyqtari i katërt ia bëri me dije se nuk ka të drejtë ta shikoj ndeshjen aty, e më pas Wenger pati edhe kontakt fizik me të, andaj Wenger me shumë gajasa do të dënohet me dy ndeshje për këtë problem që bëri.

Në fund Arsenali firoi 2:1 pas një penalltia shumë të dyshimtë të dhënë në minutën e 97.

Artikulli paraprakRoma bën ofertën e parë, por refuzohet kategorikisht…
Artikulli tjetërPSG kreu punë me Ronaldon e ri, Man.United mbetet me gojë hapur