Tifozet e Skenderbeut, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Neftci i Azerbajxhanit, 1-0, e vlefshme per turin paraeleminator te Champions League, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu ne Korce.

Si askush tjetër më parë, Skënderbeu është bërë skuadra e parë shqiptare që arrin të kalojë 4 tune kualifikues në kupat evropiane.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja arriti të eliminojë Dinamon e Zagrabit, ndërsa UEFA pritet të gjobisë Skënderbeun për një arsye qesharake.

Gjatë takimit, spikeri në stadium i bëri disa herë thirrje tifozëve të mbështesin klubin dhe kjo sipas “UEFA-s” është e ndaluar në rregullore, pasi detyra e tij është vetëm të njoftojë për zëvendësimet.

Skuadra korçare nuk mund t’i shpëtojë këtij dënimi me një gjobë të majme.

Artikulli paraprakPanucci i’a falë Taulant Xhakës
Artikulli tjetërBunjaki tregon pse la jashtë liste këta 5 futbollistë