Liverpool mori fitoren e parë në edicionin e ri të Premier League teksa mposhti në shtëpi me rezultat 3-1, Bournemouth. I vetmi aspekt negativ për “The Reds” ishte kartoni i kuq për Alexis Mac Allister që la me 10 lojtarë skuadrën e tij në minutën e 58-të pas një faulli.

Gjyqtari Bramall nuk e vendosi në diskutim se faulli ishte për karton të kuq ndërsa së fundmi, argjentinasi është njohur edhe me masën ndëshkuese, kurse do të jetë i pezulluar për tre ndeshje. Një vendim që ka “tërbuar” trajnerin Jurgen Klopp për të cilin pezullimi jo vetëm që është i tepërt dhe i pavend, por për gjermanin nuk duhej të kishte fare karton të kuq.

“Nuk ishte karton i kuq, ishte një gabim i gjyqtarit. Na penalizuan pasi luajtëm për 40 minuta me një lojtar më pak, tashmë na penalizojnë sërish me pezullimin për lojtarin. Ishte një kontakt ashtu siç ndodh në çdo ndeshje. Ndoshta ishte karton i verdhë, nëse gjyqtari do t’i kishtë dhënë karton të verdhë Mac Allister askush nuk do të ishte ankuar. Duhej ta kishte parë më mirë atë moment”, u shpreh Klopp.

Artikulli paraprakSpanja e femrave shkruan historinë, fiton për herë të parë Kupën e Botës
Artikulli tjetërNdahet nga jeta anëtari i Trepça ’89