Katër ndeshje mos lojë.
I ka kushtur shtrenjtë gjesti aspak sportive argjentinasit Angel Di Maria në derbin ndaj Marseille, pasi e kishte pështyrë kundërshtarin e tij në ndeshjen më të tensionuar në dekadën e fundit me ç’rast ishin ndarë 14 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq, përcjell Korneri.net
Di María e kishte pështer mbrojtësin lvaro Gonzalez gjatë një përplasje mes tyre dhe jo vetëm. Kjo situatë nuk u pa nga gjyqtari i ndeshjes, por më pas me prova televizive ai u dënua rëndë.
Kjo nuk është e tëra pasi vendim zyrtar midis përleshjes Neymar dhe Gonzalez në lidhje me racizmin e pretenduar, do të merret më 30 shtator pasi të shqyrtohen më shumë prova. /Korneri.net