Çka do të thot kur merr vendim të shpejtë dhe të pamatur mirë.

Koka e Patrice Evra ishte e nxehtë kur goditi me shqelm një tifoz në portugali para ndeshjes kundër Guimarães në kuadër të Europa League, dhe tashmë ky veprim i tij doli të jetë shumë i shtrenjtë për lojtarin që definitivisht e humbi famën që kishte, shkruan Korneri.net.

UEFA ka vendosur ta dënoj ish mbrojtësin e Juventusit dhe Manchester United, me hiq më pak se 8 muaj, ose deri në qershor të vitit 2018, kohë kur përfundon edhe sezoni aktual i futbollit. Kjo nuk është e tëra, pasi klubi francez Marseille ku luante Evra, ia ka shkëputur kontratën lojtarit i cili tashmë jo vetëm që nuk do të mund të luaj, por edhe lirisht mund të mendoj edhe për penzionohet nga futbolli aktiv. /Korneri.net

Artikulli paraprakKAMPIONI LARGOHET NGA MODESTIA: JOSHUA ME MESAZH KËRCËNUES PËR WILDER
Artikulli tjetërF1, Hamilton “s’njeh pushime”. Thyen rekordin e “pole position”-it në Brazil