Pas trajtimit në spitalin e Shkodrës, Ermir Lenjani iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në Tiranë. Mesfushori u detyrua të linje lojën pas pushimit si pasojë e një çarjeje në veshin e djathtë pas një bërryli të marrë nga Tiago Alkantara gjatë një dueli në ajër.

lenjani-1

“Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen”, shkruan sot lojtari në “Facebook”.

Pas konsultimit të stafit mjekësor kuqezi,u desh një ndërhyrje më e specializuar dhe menjëherë 27-vjeçari udhëtoi me ambulancë drejt spitalit të Shkodrës, duke u zëvendësuar me Alijin.

 

Raporti: Panorama Sport

Artikulli paraprakDorëzohet De Biasi: Është Izraeli rivali ynë për vendin e tretë
Artikulli tjetërNjë anëtar i Chelsea te Milan