Fytyra e ënjtur dhe e gjakosur, një fotografi drithëruese. Imazhi i mbrojtësit anglez të Port Vale, Adam Yates, i shtruar me urgjencë në spital pas një përplasje me portierin kundërshtarë është i pabesueshëm. 34-vjeçari ka pësuar një frakturë në hundë, gërvishtje në faqe dhe ka probleme me syrin e majtë, pa përmendur frakturën e nofullës dhe nyjës së dorës. Akoma nuk dihet nëse ka pësuar dëme cerebrale të përhershme. E gjitha kjo për shkak të një përplasjeje me portierin e Morecambe Sam Hornby gjatë një ndeshje stërvitore mes lojtarëve rezervë të League Tëo, kategoria e katërt e futbollit anglez.

Lojtari, i cili kishte pësuar një dëmtim serioz në gju kohë më parë, ka marrë shumë mesazhe që i uronin shërim të shpejtë dhe i është përgjigjur tifozëve të tij nëpërmjet një komunikate: “Dua të falënderoj të gjithë ata që me kanë kontaktuar dhe më kanë dërguar mesazhet e tyre. Pas një karriere disavjeçare pa probleme fizike, kam pësuar dy dëmtimet më të këqija në 18 muajt e fundit. Fatkeqësisht, i fundit mund të më ketë pasoja afatgjata, por, për momentin, nuk e dimë akoma seriozitetin e dëmtimit që ka pësuar në sy. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm që të pres dhe të shpresoj që të kthehem sa më shpejt. Faleminderit të gjithëve. Forca Port Vale!”, ka shkruar lojtari fatkeq

Artikulli paraprakArsenal – Man. United, a jeni në dijeni për këto fakte dhe statistika spektakolare?
Artikulli tjetërConte a e ke seriozisht?