Një ngjarje mjaft e rëndë ka tronditur tifozët në stadiumin e Piacenzës në Itali, pasi një prej futbollistëve ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë me helikopter për në spital.

Futbollisti i dëmtuar është 25 vjeçari shqiptar Xhulian Lila. Futbollisti ka rënë pa ndjenja në fushë pasi është përplasur me një nga kundërshtarët gjatë ndeshjes mes amatorëve të Stieneses dhe Piacenzes.

Menjëherë pas mbërritjes në spital, Lilës i është dhënë ndihma e parë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është normalizuar.

Ndërkohë që sfida është mbyllur në barazim 2-2.

Artikulli paraprakSchalke pa asnjë problem ndaj Herta Berlinit
Artikulli tjetërReal Madrid vazhdon me fitore! Sërish lider në La Liga