Nuk ka ndodh shumë një kohë të gjatë që dikush ta refuzojë aq bindshëm Barcelonën kur klubi katalunas është interesuar për një transferim gjatë një afati kalimtar.
Pasi u detyrua të dorëzohej para milionave të Paris SG, dhe dëshirës së vet brazilianit Neymar për tu larguar nga Camp Nou, Barcelona u detyrua të ofronte para të majme për dy nga objektivët kryesor që kishte, Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Ousmane Dembele (Dortmund), shkruan Korneri.net.
Zëvendësuesin e Neymarin Barcelona nuk e ka gjetë dhe nuk do ta gjejë kurrë sepse braziliani është unik dhe i jashtëzakonshëm, por së paku blaugranët tentuan ta zbutin mllefin dhe friustrimin e madh të tifozëve duke transferuar pikërisht të riun Dembele për rekord 150 milionë euro.
Deshtëm apo jo të besojmë se tregu i futbollit (edhe ashtu u prishur që një kohë të gjatë) po i dikton klubet që të investojnë shumë, megjithatë ky transferim i Barcelonës është 100% transferim “paniku”, sepse ky futbollistë me gjithë talentin që e ka, nuk meriton këtë çmim sepse është apsolutisht lojtar i padëshmuar, por duke e parë se nuk po mundet të sjell dikë të mirë dhe cilësor, zyrtarët e klubit nd/rmorën këtë hap.
Koha do ta tregoj se a ka bërë mrië apo jo Barcelona që e bleu për ka shumë para, mirëpo mund të thuhet lirisht se këtu përfituesi më i madh ka qenë klubi gjerman që tashmë me këto para mund të bëhet edhe më i fortë. /Korneri.net