Barcelona i bën ofertën e parë zyrtare, Borussias së Dortmundit për Ousmanne Dembele.
Presidenti i Borussia Dortmund është dakord që talenti francez të transferohet në “Camp Nou” vetëm nëse Barcelona dergj në arkat e klubit gjerman plot 150 milionë euro, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.
Drejtuesit e Barcelonës pritet që të bisedojnë sy më sy me udhëheqësit e Dortmundit, dhe do të mundohen që të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Dembeles në “Camp Nou”.
Dembele shihet si paraardhës i Neymarit, i cili u transferua në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
/ SYRI.net /