Sipas shkrimeve të fundit nga Le Parisien, Barcelona është shumë afër marrëveshjes me Borussia Dortmund rreth sulmuesit 20-vjeçar Ousmane Dembelé, përcjell Korneri.net.
Zëvendësuesi i Neymar është shumë vështirë të gjendet, por Barcelona e sheh francezin opcion ideal për ta ndërtuar treshen e sulmit me Messi dhe Suarez.
Dembelé do të nënshkruaj kontratë 5-vjeçare dhe paga e tij vjeotore do të jetë 10 milionë euro. Barcelona për kartonin e tij do ta paguaj jo më pak se 130 milionë euro, edhe pse kërkesa e klubit gjerman është 20 milionë më shumë. Lojtari nuk ka qenë në seancën e fuundit stërvitore, dhe kjo e bënë transferimin shumë më të shpejtë. /Korneri.net