Një emër i ri në aksin Juventus-Barcelona.
Ousmane Dembélé mund të bëhet një rast i mirë për bardhezinjtë, pasi kjo do të ishte ideja e fundit që ka dal nga bisedimet që Paratici pati me katalunasit, mbi të gjitha përpjekjet e tij rreth shkëmbimit midis Miralem Pjanic dhe Arthur Melo, por Mundo Deportivo beson në diçka tjetë, përcjell Korneri.net
I THA PO JUVENTUSIT – Dembélé tashmë i ka thënë po Juventusit. Pasi u kthye nga një seri lëndimesh dhe pak vazhdimësi te blaugranët, francezi duket i favorshëm për mundësinë e relaksimit të tij psiqik në një kampionat tjetër Serie A, në një pozicion të ngjashëm ku Cuadrado është i ndarë midis sulmit dhe mbrojtjes dhe Bernardeschi që nuk po përshtatet mirë, andaj ai mund të gjente hapësirën e duhur nën urdhërat e Maurizio Sarri.

Juventus e do prej kohësh një profil lojtari si Dembélé, por formula për të cilën mund të kryhet operacioni mbetet për tu përcaktuar. Bianconerët nuk janë të bindur të investojnë një shumë të lartë për një lojtar i cili nuk është në formën më të mirë pas një serie të gjatë problemesh fizike dhe Barcelona nuk mund të ulë tej mase pretendimet e tyre në mënyrë që të mos realizohet një humbje, e cila e bën një marrëveshje përfundimtare gati të padurueshme. Nga ana tjetër, është e mundur të arsyetohet mbi formulën e huazimit, e cila do t’u jepte të gjitha palëve të interesuara mundësinë për të vlerësuar kushtet e Dembélé me kalimin e kohës dhe të vendosin të ardhmen e tij në një datë të mëvonshme. /Korneri.net