Ish-kapiteni i Juventusit dhe ish-reprezentuesi i Italisë, Alex Del Piero është kthyer të flasë për kualifikimin e munguar të “axurrëve” në Kupën e Botës, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi.

Me rastin e prezantimit të librit të tij të ri, ai ka thënë: “Kudo që shkoj nëpër botë më ngushëllojnë për Italinë. Është një moment i vështirë për futbollin tonë, kemi një shije të hidhur në gojë dhe këtë verë do ta kuptojmë më mirë sepse të gjithë janë të tërhequr nga Botërori, edhe ata që nuk e ndjekin këtë sport rregullisht.

Duhet të mendohemi mirë për atë që ka ndodhur dhe të ecim përpara, siç bëhetë në situatat e vështira. Shumë gjëra nuk po shkojnë siç duhet, por është e nevojshme që të bëhen disa ndryshime. Do të jetë e vështirë t’i shpjegoj fëmijëve të mi se nuk do të marrim pjesë në Botëror”./Korneri.net.

Artikulli paraprakSuperderbi i hendbollit kosovar zhvillohet sot në “Minatori”
Artikulli tjetërNuk është spekulim, Mauro Icardi drejt Real të Madridit