MADRID, SPAIN - NOVEMBER 26: Cristiano Ronaldo of Real Madrid applauds after Real beat Sporting de Gijon 2-1 in the La Liga match between Real Madrid CF and Real Sporting de Gijon at Estadio Santiago Bernabeu on November 26, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar sesi klubi klubi katalanas ishte afër të nënshkruante me Ronaldon për 17 milionë euro kur lojtari kishte 18 vjeç.

Vetëm disa vite më vonë ai u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur Real Madridi kishte paguar 94 milionë euro për ta transferuar atë nga Manchester United më 2009.

“Kur erdhëm ne në krye të Barcelonës, transferuam Ronaldinhon, Rafael Marquezin dhe Ricardo Quaresman”, ka thënë Laporta për AS.

“Nisëm rindërtimin e ekipit. Crisitano atë kohë ishte shumë afër të nënshkruante me Unitedin”.

“Agjenti i Marquez dhe Quaresmas më tregoi se kishte edhe një lojtar shumë të mirë që quhej Cristiano Ronaldo”.

“Ne i thamë që e njihnim dhe ai na e ofroi Ronaldon për dy milionë euro më pak sesa që ia shiti Unitedit. Pak ditë më pas ai u transferua në Angli për 19 milionë”, tregon Laporta.

Artikulli paraprakBIBL: Prishtina i shkakton humbjen e parë Kumanovës
Artikulli tjetërGolden State ndalet pas 12 ndeshjeve nga Houston, trilleri zgjati në dy vazhdime