Numri një i stolit kuq e bardh sot pas fitores së arritur si musafir kundër Ballkanit,u shpreh se sot Gjilani ishte i përgaditur fizikisht dhe psiqikisht për ta kaluar këtë fazë.Ai më tutje tha se sot ekipa e tijë fitoj në mënyrën më të këndëshme ,por edhe në mënyrë shumë të dhimbëshme,pasi që u desh të kalonin 120 minuta për të vulosur fatin e këtij takimi.
“Ajo qka ka qenë primare për neve,ishte që ne mos të bënim gabimin e njejtë sikur se vitin e kaluar në lojën e kupës,dhe këtë e realizuam në mënyrën më të këndëshme por edhe në mënyren shumë të dhimbëshme,për arsye se duhej të luheshin 120 minuta,por në këto 120 minuta u pa se ekipi ynë ka qenë i përgaditur psiqikisht dhe fizikisht,por unë mendoj se ne mundemi edhe më mirë dhe besoj që do luajmë edhe më mirë”.
Më tutje kryetreneri i Gjilanit mendon se dalja me karton te kuq nga lojtari i Ballkanit,nuk ndikoi që në fund skuadra e tijë të dalë triumfuese,pasi që skuadra e tijë e kishte qarkullimin e topit dhe posedimin në momentin kur lojtari kundështar u ndëshkua me të kuq.
“Në momentin e ndëshkimit të lojtarit kundërshtar ne ishim me 4 lojtarë në fazën sulmuese dhe kundështari ynë me 2,dhe mundësia për të shënuar ishte e madhe,kemi mundur ta shofim se ne kemi pasur qarkullimin e topit dhe posedimi ishte në anën tonë,gjithashtu lojtarët kundështar kishin probleme me ngërrqe,ndërsa lojtarët tanë nuk kishin probleme të tilla dhe kjo tregon më së miri përgaditjen fizike të ekipës”,tha tutje Arbnor Morina.
Morina foli edhe për kundështarët e mundëshëm te Gjilanit në rrethin e ardhëshëm,ku tha se ekipet e mebtura e njohin njëra tjetrën dhe se ne do ndeshemi me cilën do prej tyre dhe do mundohemi ti sjellim gëzim tifozëve tanë skifterave e posaqërisht njerëzve qe po na mbështesin në kryesi të klubit.