Legjenda e Newcastle United Alan Shearer insiston se Sergio Aguero është i vetmi lojtar me klas botëror që ka kampionati anglez. Megjithëse klubet e Premier League kanë shpenzuar shuma të çmendura parash gjatë merkatos së verës, ish-lojtari i përfaqësueses angleze mendon se sulmuesi argjentinas është i vetmi lojtar i cili mund të cilësohet në një kategori me lojtarë si Messi apo Cristiano.
Aguero shënoi dy gola në fitoren 4:0 të Manchester City kundër West Bro ditën e shtunë, një paraqitje që ka bërë që t’i thuren elozhe nga të gjithë analistët e futbollit. Duke folur për Match of the Day, Shearer thotë: “Ai është i vetmi lojtar i klasit botëror që ka Premier League dhe është gjithashtu qendërsulmuesi më i mirë.”