08/01/10 ENERO 2010 FUTBOL REAL MADRID RAUL ALBIOL EN CLINICA LA SALUD VALENCIA POR EL NACIMIENTO DE SU SEGUNDA HIJA ALMA ALBIOL

Mbrojtësi i Napolit, Raul Albiol pranon se të fitojë kampionatin nuk do të jetë e lehtë, por theksoi se dëshirojnë të qëndrojmë në krye. Të kaltërit kryesojnë Serie A me një pikë më shumë se kampionët e Juventusit, dhe tifozët po ëndërrojnë titullin që nga viti 1990.

“Nuk do të jetë e lehtë. Ne e filluam sezonin me mentalitetin. Të tjerët janë të fortë, kështu që ne do të duhet të vuajmë dhe të fitojmë edhe më shumë për të përfunduar të parët”, paralajmëroi Albiol duke folur në “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Juventus? Është e qartë se ata janë favorit, gjashtë vitet e fundit e tregojnë këtë. Por ne duam të qëndrojmë lart dhe kemi shanset tona për ta fituar titullin në ditën e fundit. Për këtë arsye, me të vërtetë nuk mund të përballojmë shumë gabime”, shtoi qendërmbrojtësi.

“Nuk shikoj shumë TV, por çdo herë e kam parë vëllain tim të madh në kanalet spanjolle. Kam katër fëmijë, por dua një të pestën nëse fitojmë Scudetto – padyshim që gruaja ime do të duhet të bjerë dakord për këtë”, zbuloi 32-vjeari.

Artikulli paraprakTregoi formë të lartë në kombëtare, shumë shpejtë pritet kalimi i tij te Bayern
Artikulli tjetërFundjavë e nxehtë në futbollin evropian: E shtuna dita e katër super – ndeshjeve që duhet përcjellur gjithsesi….