Granit Rugova, basketbollist i KB Sigal Prishtina: “Ne jemi fitues të kupës për edicionin e kaluar dhe të gjithë e dimë se më vështirë është ta mbrosh trofeun se sa ta fitosh atë. E dimë se do të jetë shumë vështirë, por besojmë se me këtë ekip që e kemi do t’ia dalim të plasohemi në finalen e madhe dhe nëse e bëjmë këtë atëherë duam që ta fitojmë sërish trofeun e Kupës”.

Art Hajdari, kapiten i KB Pejës: “Unë besoj se do të jetë një atmosferë e mirë dhe se nuk do të mungoj basketbolli cilësor. Ne jemi përgatitur maksimalisht. Sidoqoftë ne së pari duhet të mendojmë për Bashkimin, të cilën skuadër për asnjë çast nuk do ta nënçmojmë dhe më pas do të fillojmë të mendojmë për finale”.

Qëndrim Biraj, kapiten i KB Bashkimit: “Ne jemi përgatitur shumë për duelin me Pejën, kur e dimë se përballë do ta kemi një ekip mjaft të fortë, por ne premtojmë se do ta japim  maksimumin për të arritur deri te rezultati pozitiv. Vështirë do të jetë, për këtë jemi të vetëdijshëm, mirëpo ne nuk do të dorëzohemi për asnjë çast”.

 

Artikulli paraprakLyon në 1/8 e finales që pas ndeshjes së parë
Artikulli tjetërDajaku e konsideron Kekun kundërshtarë të fortë