Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur konferencën për media para ndeshjes me Kosovën, që zhvillohet të shtunën. Në konferencë janë përzgjedhësi Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka.

Xhaka: E shoh këtë send shumë pozitiv sepse jo vetëm se kemi një kombëtare, por ndoshta kemi 3-4. Kemi shumë shqiptarë që luajnë në ekipe të mëdha me kombëtare të mëdha. Gjithkush duhet të vendosë për vetveten dhe ku po shkon e çka po bën.

Yakin: Nesër disa lojtarë do të kenë ndeshje emocionuese, por nuk mund të flasim për këtë derisa fillon ndeshja. Është ndeshje për tri pikë, lojtarët janë profesionistë. Graniti e Xherdani janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për të marrë pikët maksimale

Yakin: Pres një Kosovë shumë të motivuar. I njohim shumë mirë dhe sigurisht se duan ta dëshmojnë veten. Por ne kemi ardhur për të fituar dhe nuk do t’i lejojmë të luajnë lojën e tyre sepse kanë shumë lojtarë të mirë

Yakin: Pres një Kosovë shumë të motivuar. I njohim shumë mirë dhe sigurisht se duan ta dëshmojnë veten. Por ne kemi ardhur për të fituar dhe nuk do t’i lejojmë të luajnë lojën e tyre sepse kanë shumë lojtarë të mirë

Xhaka: Kosovën e njohim shumë mire, i njohim edhe lojtarët. Jemi përgatitur shumë mirë. Si në ndeshjet tjera edhe në këtë na mbetet neve lojtarëve ta dëshmojmë në fushë

Xhaka: Një lojë e veçantë për mua për gjithë Zvicrën. Jam shume i kënaqur që jemi këtu. Nesër padyshim se do të jetë ndeshje me shumë emocione. Asnjë ndeshje nuk krahasohet me këtë ndeshje sa i përket emocioneve

© KOHA. 

Artikulli paraprakJa çfarë thanë Gliha dhe Rrahmani para ndeshjes
Artikulli tjetërKombëtarja ‘i afrohet’ Gjermanisë, ndaj Polonisë test vendimtar