Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se Nerazzurët mund ta fitojnë titullin këtë sezon.

Presidenti Nerazzur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport ka folur gjërë e gjatë për sezonin Nerazzur. Sipas tij, Interi ka moment të mirë dhe mund ta fitojë Scudetton.

” A mund të flasim për Scudetton? Po”.

“Ashtu si Juventusi, aty është edhe Roma e Napoli që po ashtu po luan tejet bukur nën drejtimin e Sarrit”.

“Juventusi? Ne po hyjmë në këtë ndeshje në momentin më të mirë ashtu sikurse Juventusi. Shrpesoj shumë në një spektakël të madh, sepse tash rivaliteti ka mbetur në suaza sportive”.

“Trajneri i Juves, Allegri, është shumë i mirë, të shohim si do të na studiojë, por unë i besoj Spallettit që ta studiojë atë”.“Ata kanë cilësinë dhe stadiumin i cili do të jetë i tëri me juventinë. Është një sfidë stimuluese me të cilën po përballemi”.

“Çka më frikëson më shumë te Juventusi? Automatizimi i tyre, që punon në mënyrë fantastike. Më pas janë Higuain dhe Dybala”.

“Nëse do të zgjidhja njërin, pasi tashmë kemi një sulmues fantastik te Interi, unë do të zgjidhja ish lojtarin e Palermos. Icardi-Dybala, çfarë dyshe fantastike”.

“Nuk ka krahasim me rivalitetin me Milanin. në njërën anë ekziston një duel i qytetit, një konfrontim direkt.

“Në anën tjetër është antagonizmi historik. Gjithnjë duke folur në aspektin sportiv, Juventusi është armiku i vërtetë”, theksoi Moratti./Korneri.net.

Artikulli paraprakHazard definitivisht merr vendimin e madh
Artikulli tjetërKush e ka pritur këtë interesim të Real Madrid?