Italia luajti, Franca fitoi. Miqësorja e zhvilluar në Bari ndërmjet dy përfaqësueseve të njohura evropiane Italia-Franca, përfundoi me triumfin e “trekolorëve” 1-3, në një ndeshje të dominuar nga italianët që nuk u treguan konkretë sa duhet dhe u mungonte një sulmues tjetër i fortë si Pele, dhe një Francë që shënoi tre gola nga po aq akcione të mira që pati në tërë ndeshjen në të cilën luajtën në pjesëfushën e vet.

Martial dhe Giroud shënuan golat e pjesës së parë për Francën pas dhuratave të Chiellinit dhe Barzagli, ndërsa Pele shënoi golin e vetëm për Italinë. Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi mbrojtsi Kurzawa në portën e debutusit Gigi Donnarumma që nuk pati aspak fajë sikurse edhe Buffon në dy golat e parë.

Për përzgjedhësin e Italisë, Giampiero Ventura ishte kjo disfata e parë në stolin e tij, diçka që nuk është asnjëherë e mirë, kurse për Francën ishte kjo fitore për imazh më të mirë para ndeshjeve kualifikuese për botërorin e vitit 2018.

 

Artikulli paraprakTë ç’regjistruarit e Guardiolas duken të frikshëm
Artikulli tjetërSpanja mbetet e fortë, badihava ndryshimet te Belgjika