Afati kalimtar dimëror nuk ka qenë shumë spektakolar në vitet e fundit pasi skuadrat evropiane ose nuk kanë nevoj shumë të madhe për transferime, ose nuk nuk dëshirojnë të investojnë para të mëdha. Megjithatë, sipas lajmeve të fundit Manchester United po përpiqet që ta bindë Lazion që ta shet mbrojtësin holandez Stefan de Vrij.
24-vjeçari është i pashitshëm për zyrtarët e klubit, por nëse oferta kalon 30 milionë euro, United mund ta ketë në skuadër, mirëpo pak më vështirë gjatë dimrit. Konkurrenca për holandezin është e madhe, pasi aty janë edhe disa skuadra italiane dhe evropiane që janë gati të investojnë në të.