Vjen edhe zyrtarzimi.
Qendëmbrojtësi fantastik holandez, Stefan de Vrij, ka nënshkruar me klubin e tij të ri Inter me të cilin do të jetë i lidhur në pesë vitet e ardhshme, përcjell Korneri.net
De Vrij kaloi me parametër zero nga Lazio te Inter, edhe pse me lotë në sy u largua nga skuadra kryeqytetase, ndërsa ai për mediat holandeze deklaroi se mezi prêt të nis aventurën e tij të re me Interin.
De Vrij krejt në fund të një interviste të gjatë që kishte për mediumin “Algemen Dagblad”, tha se në ndeshjen e fundit në Olimpico ndaj Interit nuk ka dashur të luante fare, por me insistimin e trajnerit Inzaghi ishte future në lojë për të shkaktuar penallti, kuptohet pa dashje. /Korneri.net