Shumë kartonë të kuq, pakherë e barti shiritin e kapitenit, dhe shumë lëndime e përcollën në vitit e fundit mesfushorin italian Daniele De Rossi, i cili u tregua shumë i ashpër në ndeshjen e kthimit kualifikues për në Ligën e Kampionëve kundër Porto.
Ai u ndëshkua me plotë meritë me karton të kuq direkt pasi shkaktoi faull të tmerrshëm ndaj Maxi Perreira. Ky i fundit doli nga spitali në Romë me këmbë të fashuar pasi ka pësuar frakturë, si dhe me karrocë të invalidëve.
Duhet thënë më për fund se De Rossi për herë të 14 në karrierë është larguar me karton të kuq nga loja, dhe hera e 12 me Romën.