Daniele De Rossi e nis me “këmbën e mbarë” aventurën e tij si trajner i Romës. Verdhekuqtë u rikthyen te fitorja teksa mposhtën në Olimpico, Veronën me shifrat 2-1.

Dy golat e kryeqytetasve u shënuan në pjesën e parë brenda gjashtë minutash, respektivisht në të 19-tën dhe në të 25-tën. I pari që shënoi ishte Romelu Lukaku pas një asisti të El Shaarawy ndërsa dyfishoi Lorenzo Pellegrini, po me asist të El Shaarawyt.

Në pjesën e dytë, mysafirët tentuan të reagonin dhe mundësinë më të mirë e patën në të 65-tën. VAR ndërhyri dhe u akordua penallti për Veronën, por nga pika e bardhë, sulmuesi Djuric gaboi në mënyrë fatale duke e dërguar topin mbi traun e mbrojtur nga Rui Patricio. Megjithatë, miqtë e gjetën golin dhe shkurtuan diferencat në minutën e 76 pas një goditje të Folorunsho nga distanca, teksa edhe portieri Rui Patricio mund të bënte më mirë.

Megjithatë, Roma e kaloi momentin e vështirë dhe ia doli të menaxhonte avantazhin deri në fundin e ndeshjes duke fituar me rezultatin 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Roma ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vend të tetë, ndërsa nga ana tjetër, Verona mban vendin e 18 me 17 pikë pas 21 javësh të luajtura në Serie A.

Artikulli paraprak“Besoj se Barcelona fiton tre tituj këtë sezon”, Xavi: Ne katalanasit jemi mësuar të vuajmë!
Artikulli tjetërLeverkusen me zemër të madhe, fitoi në kohën shtesë, dy herë ishte në disavantazh