Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis iu përgjigj fuqishëm agjentit Mino Raiola rreth transferimit të Lorenzo Insigne te Barcelona.
De Laurentis u tregua mjaftë i rreptë me deklaratën e tij të dhënë gjatë ditës së mërkure sepse ishte një fjalim i fuqishëm për menaxherin kontravers Mino Raiola, i cili vetëm 24 orë më herët tha se po punon ta dërgoj talentin e madh italian dhe botëror te Barcelona, shkruan Korneri.net.
“Si duket Raiola po sheh filma të vizatuar shumë. Ai mund ta flas çfarë të dojë, por Insigne do të transferohej te Barcelona vetëm përmbi kufomën time. Ne kemi nënsnhkruar kontratë të gjatë dhe jemi të kënaqur të dy. E kujtoj të njëjtën që tenoj ta bënte Raiola edhe me kapitenin tonë Marek Hamsik, por nuk ia doli asnjëherë sepse sllovalu është me ne që 10 vite. Tash po flet për Insigne, dhe të shohim se çfarë mund të bëjë”, tha De Laurentis.