Presidenti i Napoli-t, Aurelio De Laurentiis ka orfuar plot 50 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Torino-s, Andrea Belotti.

Por presidenti i “Granatave”, Urbano Cairo e ka kundërshtuar ofertën e klubit të kaltër. Kampionati i sulmuesit që kryeson listën e golashënuesve të Serie A (22 gola), ka lënë mbresa të jashtëzakonshme, duke tërhequr edhe interesin e klubeve elitare europiane si Arsenali, Chelsea dhe Manchester United. Madje ky i fundit ka dërguar vazhdimisht vëzhguesit e tij për të ndjekur nga afër performancat e “Gjelit” që është “vrasës” në zonën e rreptësisë.

Ndërkohë “Tuttosport” lajmëron se një ofertë ka mbërritur në tavolinën Cairo-s edhe nga Italia. Është presidenti i Napoli-t, De Laurentiis ai që ka vendosur në pjatë 50 milionë euro për të marrë në “San Paolo” sulmuesin 23-vjeçar.

Jo vetëm kaq pasi De Laurentiis është i gatshëm të përfshijë edhe ndonjë lojtar në këtë çështje, dhe emri i përfolur duket se është Pavoletti. Por nuk ka mjaftuar për të bindur Torino-n që ka refuzuar.Zyrtarisht më herët e kishte provuar edhe Arsenal-i, duke dërguar një fax në Torino. Edhe këtë ofertë që ishte 50 milionë euro, Cairo e kishte refuzuar. Siç dihet klauzola çliruese e lojtarit për klubet jashtë Italisë është 100 milionë euro.

Pra mjafton që ato jashtë gadishullit Apenin të mendojnë për këtë shifër përpara se të nisen për të kërkuar “Gjelin” që për momentin “do të këndojë” në Torino./telesport/.

Artikulli paraprakBayern Munchen, “Allianz Arena” me 100 % të kapacitetit
Artikulli tjetërJa se si plisat “kallin” Sicilinë [VIDEO]