E ardhmja e Charles De Ketelaere mund të jetë larg Milanit, por ende në Serie A.
Në fakt, Atalanta ka rënë në gjurmët e belgut, pasi me paratë e mbledhura nga transferimi i Rasmus Hojlund te Manchester United, do të ishte gati të merrej seriozisht me mesfushorin belg, përcjell Korneri.net

Kontaktet tashmë kanë filluar me drejtuesit e kuqezinjve në përpjekje për të kuptuar kufijtë e mundshëm të operacionit. Por, një është e sigurtë se nëse Milan pranon ta shet definitivisht lojtarin që deri tash konsiderohet dështim, nuk bisedon as me Atalantan pa 25-28 milionë euro ofertë. /Korneri.net