Bayern Munich është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong, mes trazirave financiare në Nou Camp.

Gjigandët e Bundesligas ishin në ndjekje të nxehtë të yllit holandez më 2019, por Barcelona fitoi garën për nënshkrimin e tij me një lëvizje prej 70 milionë euro pasi u shfaq si një nga talentet më të mirë të  gjigantit holandz Ajax, përcjell Korneri.net

Por, sipas botimit spanjoll Mundo Deportivo, Bayern do të rikthehet për De Jong pasi ata kërkojnë të vazhdojnë dominimin e tyre të brendshëm dhe evropian duke forcuar skuadrën e tyre.

De Jong është i lidhur në Nou Camp deri në vitin 2026 pasi nënshkroi  kontratën afatgjate në tetor të këtij viti, por Barcelona rrezikon të detyrohet të shesë disa nga pasuritë e tyre për shkak të krizës financiare në klub.

Në tetor, Barcelona lëshoi ​​një lajm të zymtë të shifrave ekonomike, duke treguar një humbje prej rreth 100 milionë euro në vitin financiar, ndërsa borxhi neto i klubit ishte më shumë se dyfishuar në 450 milion euro  pas krizës së koronavirusit.

Barcelona ka kërkuar dëshpërimisht mënyra për të lehtësuar problemet e tyre financiare dhe sapo ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarët e tyre për të zbatuar ulje të pagave që do t’i shpëtojë klubit një shumë marramendëse 115 milion euro.

De Jong shihet idel në sistemin e Bayern Munich, andaj marrëveshja mund të finalizohet në fund të edicionit. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuventusi qeshi i fundit. Shikoni se si ata bën shaka ndaj Barcelonas pas fitores
Artikulli tjetërEasy Products In Ap Lit Sample Essays – Where To Go