Real Madrid do të tentojë edhe gjatë kësaj vere që në Santiago Bernabeu ta sjell portierin spanjoll David De Gea nga Manchester United, shkruan Korneri.net.
Ky interesim i mbretërve është për vitin e tretë rresht dhe duket se nuk do të ndalet derisa ta finalizojë transferimin.
Por, nga ana tjetër një lajm interesant e ka publikuar “The Sun”, ku thuhet se Jose Mourinho është dakord që ta shet portierin, mirëpo ka një kusht të cilin Reali nuk besohet se mund ta realizojë, mëson Korneri.net.

Strategu portugez kërkon nga Real Madridi mbrojtësin e adhuruar francez Raphael Varane dhe sulmuesin Alvaro Morata si shkëmbim me De Gea./Korneri.net

Artikulli paraprakBayern me pasoja të Champions, barazoi me Mainz, Hamburg në telashe
Artikulli tjetërMjaftuan Cavani dhe Di Maria