Profili/ Pas dy sezonesh, mbyllet kështu aventura e Mancinit në stolin zikaltër. Deçizive humbja poshtëruese 6-1 ndaj Tottenhamit. Por, kush është trajneri holandez, me një të shkuar të lavdishme si futbollist?

Frank De Bour do të jetë trajneri i ri i Interit,pasi Roberto Mancini ka zgjidhur kontratën që e lidhte me zikaltërit, duke përfituar 2,5 mln euro dëmshpërblim. Por, cili është profili i holandezit që ka drejtuar Ajaxin gjashtë vitet e fundit dhe që kurrë s’ka shkelur në Serinë A, as si futbollist? Një “maniak”I skemës 4-3-3 dhe një strateg sa i përket punës për zhvillimin e elementëve të rinj.

Erik Thohir mbeti i mahnitur menjëherë: një trajner i ri që lançion të rinjtë. Frank de Bour prezantohet te tifozët e Interit me një kartvizitë të bukur: si futbollist i Ajax ka mundur Milanin në finalen e Kupës së Kampionëve në Vjenë të 24 majit 1995 dhe nga debutimi në pankinën e “shigjetarëve” në dhjetorin 2010 fiton në “San Siro” 2-0 ndaj kuqezinjve të Allegrit. Si mbrojtës që ka xhiruar botën – ka mbyllur me futbollin në vitin 2006 – si trajner: një Superkupë Holande dhe katër kampionate radhazi me Ajaksin. Një ecuri e rëndësishme ajo e De Bour me Ajax, që është ndërprerë me surprizën e hidhur të 8 majit: në javën e fundit të kampionatit, “shigjetarët” ndalen 1-1 brenda fushës ndaj De Grafshapit, i parafundit në renditje, duke u parakaluar nga PSV Eindhoven,që fitoi 3-1 në fushën e Zvolle, duke humbur kështu titullin kundrejt djemve të Cocu.

Një “hara-kiri” e pabesueshme për djemtë e De Bour, në krye të renditjes për ¾ e kampionatit. Tani, në moshën 46-vjeç, aventura te Interi. Thohir e admiron që përpara se të bëhej president: do t’I dorëzojë skuadrën me objektivin e lojës së bukur dhe “linjës së gjelbërt”. Parapëlqen 4-3-3 por nuk është trajner i lidhur me skemat.Do të mbërrijë dy ndihmës dhe një përgatitës atletik.

 

Artikulli paraprakKarriera e Januzajt prek fundin, tani ndërrohet në tualet
Artikulli tjetërLajm i keq për tifozët e Inter: Handanovic befasisht te kjo skuadër?