Trajneri holandez i Inter është takuar me zyrtarët e klubit për të shqyrtuar lojën e skuadrës në ndeshjen e fundit ndaj Celtic dhe për të përpiluar planët e mëtutjeshme të merkatos verore.

Nga ky takim u mesua se Joao Mario të transferohet sot te Inter dhe testet mjekësore janë planifikuar tashmë për portugezin, i cili do të huazohet te Inter për 10 milionë euro me 35 milionë euro të detyrueshme që duhet të paguhen në fund të sezonit.

Mbetet për t’u parë akoma gjendja e operacionit të Gabriel Barbosa, për të cilin Inter ka ofruar 25 milionë euro. Pritet një përgjigje nga Brazili në një të ardhme të afërt teksa edhe Juventus dhe Leicester City mbeten të interesuar për lojtarin.

Artikulli paraprakEkskluzive zyrtare: KB Trepça në Ballkan League
Artikulli tjetërTotti – Pizarro, zbulohet prapaskena befasuese!